Rajoni

Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen de facto nga Serbia

Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen de facto nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi.

“Aleatët e Republikës së Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen 'de fakto' e gjithë kjo e bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbën një Kushtetutë të sistemit ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet ndërmjet shteteve të pavarura”, tha kryeministri Kurti.

Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës pas kërkesave të opozitës për të sqaruar pozicionin e qeverisë para takimit të së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thanë se në takimin e 27 shkurtit pritet të diskutohet për propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.