Media serbe: Vuçiç po përgatit dorëheqjen pasi nuk do që të jetë ai që do njohë Kosovën
Sunday 16 October 2022, 11:04
TiranaPost

Gazeta serbe “Danas” në një lajm të së shtunës shkruajti se presidenti Aleksandër Vuçiç po përgatit dorëheqjen pasi ai do që dikush tjetër të marrë vendimet e vështira si njohja e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë.
Media raporton se bashkëpunëtorë të ngushtë të Vuçiç janë ata që kanë bërë të ditur lajmet se presidenti po planifikon të japë dorëheqjen.
Kohët e fundit, Perëndimi kanë rritur presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të mbyllur me sukses procesin e dialogut.
Nëse Vuçiç jep dorëheqjen, ai zëvendësohet nga kreu i Asamblesë Kombëtare për 3 muaj.