Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Kurti po kërkon të shpërngulë serbët nga Kosova
E Enjte 8 Dhjetor 2022, 13:48
TiranaPost
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka thënë për mediat serbe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke u dërguar mesazhe serbëve se nuk janë të mirëpritur.
“Gjithçka që dëshiron Kurti është që Kosova tërësisht të pastrohet nga serbët. Komandanti i KFOR-it është në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe KFOR-i është i vetëdijshëm për obligimet e tij, është garantues i paqes dhe është i obliguar që të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, pavarësisht nga kombësia”, tha ai.