Rajoni

Mja mo mja! Jo po të kanë bombarduar targën e makinës

Mja mo mja! Jo po të kanë bombarduar targën e makinës

Vuçic edhe pse erdhi në Samit, nuk ka hequr dorë nga deklaratat absurde në lidhje me Kosovën, duke luajtur 'viktimën Serbia'. Në një intervistë për gazetarët sapo mbërriti në sheshin para Air Albania Aleksandër Vuçiç tha:

“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz, europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira. BE kërkon harmonizim më të madh. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë e BE për të ardhmen. BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të Serbisë në ’99. Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të thënë. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE.

Mja mo mja! Jo po të kanë bombarduar targën e makinës

Erion Braçe ka reaguar në story duke e ironizuar presidentin serb duke shkruar: Mja mo mja! Jo po të kanë bombarduar targën e makinës.