Nga Vjena, si me të qeshur Edi Rama thotë një të vërtetë për popujt e Ballkanit
Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë një ftese zyrtare në Austri. Në mbyllje të fjalës, me nota humori bëri një përshkrim të popujve të Ballkanit. Kush është populli më i vjetër i Ballkanit? Nga vjen kafeja, nga Turqia e nga Greqia? Kush e krijoi i pari gjuhën që flet shumica?
“Ata (e ka për popujt e tjerë të BP) e kanë këtë problem. Flasin të njëjtën gjuhë ndonjëherë. E mund të fillojë ndonjë debat se kush është kush. Ju duhet të zihen me njëri tjetrin nëse gjuha është e njërit apo e tjetrit. Kjo nuk resht kurrë. Ne në Ballkan mendojmë gjithmonë se jemi më të vjetrit. Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmunëve në evolucionin e Darvinit. Serbët nuk të lënë të pretendosh në këtë pikë. Lëre më pas që vetë grekët mendojnë se majmunët erdhën pas grekëve. Shkojmë tek turkët pastaj që mund të hapin një konflikt të madh për kafen, është turke apo greke. Një kafe e fortë që më mirë mos ta provoni”, tha Rama.