Rajoni

Një burrë vret 12 njerëz në Mal të Zi dhe më pas edhe veten. Shpallen tri ditë zi kombëtare

Një burrë vret 12 njerëz në Mal të Zi dhe më pas

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën dhe katër të tjerë janë plagosur në Cetinje të Malit të Zi.

Autori i krimit, të shumëfishtë Aco Martinoviq u vetëvra.

Vrasjet kanë ndodhur në pesë lokacione të ndryshme dhe Motivo mbetet i paqartë.

Mes viktimave ishin edhe miq dhe kumbara e Martinoviq.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiç e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme. Ai ka paralajmëruar ashpërsimin e kritereve për mbajtjen e armëve.

“Do të shqyrtojmë ndalimin e plotë të mbajtjes së armëve,” ka thënë Spajiq.

Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar.

Koncertet e Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budva dhe Kotor.