Rajoni

Rama në OKB: Kemi forcuar marrëdhënien me Serbinë, por nuk lëvizim asnjë centimetër nga pavarësia e Kosovës

Rama në OKB: Kemi forcuar marrëdhënien me Serbinë, por nuk

Gjatë fjalës së tij në OKB, kryeministri Rama bëri edhe njëherë të qartë qëndrimin e Shqipërisë në situatën mes Serbisë dhe Kosovës.

“Do të flas për Ballkanin, por jo për të shkuarën, për të ardhmen. Kthejeni nga të doni këtë rajoin dhe të do të gjeni shumë benzinë për ndezjen e ndasive dhe toksicitetit. Por neve në Shqipëri kemi kuptuar që mënyra më e mirë për të ecur përpara është ta bëjmë së bashku. Me përfitime të përbashkëta si vende sovrane dhe partnerë të ngushtë. Kjo na bëri bashkë me MV dhe Serbisë për të krijuar BH për të gjitha vendet e Ballkanit dhe jo vetëm për ne të tre, por për Malin i Zi, Kosovën, Bosnjen, Turqinë, Greqinë e më tej për të qenë pjesë e projektit.Nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të ndërtuar të ardhme të ndritshme. Duke e forcuar marridhënien me Serbinë dhe duke ecuar përpara, Shqipëria as nuk ka lëvizur e as nuk do të lëvizë asnjë centimetër nga qëndrimi i palëkundër për mbështetjen ndaj jush, përfshirë dhe Serbinë, që të njohë pavarësinë e Kosovës. është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit të tyre për të bashkëpunuar në një marrëveshje të mbështetur nga SHBA dhe BE. Dialogu nu kështë vetëm rruga e mirë, por rruga e vetme”, tha Rama.