Revolucioni i ndërgjegjes që mund të sjellë transformimin e demokracisë
Kurt Bassuener, një mendje e hollë për rajonin dhe politikën amerikane ka folur në podcastin e Ditmir Bushatit "Public Square" për zgjedhjet në Amerikë, për frikën dhe pasojat se ç'ndodh nëse fiton Trump. Si po organizohen reaksionarët në Ballkan, në pritje të fitores së Donald Trump.
"Jam tmerrësisht i frikësuar nëse fiton Donald Trump, pasi pamë mjaftueshëm çfarë ndodhi herën e parë. Po. Ka pasur vijimësi në transaksionalizëm, por të paktën, administrata Biden doli kundër ndarjes së Kosovës, gjë për të cilën administrata e Trump ishte e hapur kur kjo gjë u propozua nga Vučić, Thaçi dhe u mbështet nga Mogherini. Mendoj se kjo ishte një agjendë e fshehur kur Vučić dhe Grenell u përpoqën të negocionin diçka."
Në lidhje me rajonin tonë, Kurt Bassuener ka bërë një analizë të mënyrës sesi veprojnë liderët e kësaj ane, presionin që ushtrojnë mbi BE-në dhe si luan Amerika në këto raste.
Kurt flet edhe për një revolucion të ndërgjegjes për të arritur transformimin e demokracisë dhe atë ekonomik. Ndiq podcast-in e plotë!