Saranda, zëri i parë i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ishte zëri i parë nga Kosova që u dëgjua në sallën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Bogujevci, e cila është e mbijetuar e luftës në Kosovë gjatë fjalës së saj u shpreh se vendi i saj qëndron në krah të Ukrainës.
“Do të doja t’ju them kolegëve të mi të Ukrainës, por edhe tërë Evropës se që mendja zemrat dhe lutjet tona janë me ju. Ne e dimë atë se çfarë jeni duke kaluar. Unë vet jam e mbijetuar e masakrës gjatë luftës në Kosovë dhe ne gjithmonë do të qëndrojmë me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që kjo luftë e tmerrshme do të përfundojë. Ne si Kosovë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë Evropë dhe nuk mund të ketë të ardhme tjetër përveç se të jemi në familjen Evropiane. Në çdo vendim që marrim gjithmonë mendoj se si këto vendime do të ndikojnë në të ardhmen e gjeneratave tona, të fëmijëve tanë”, tha Bogujevci.