Me aktin e fundit ku Serbia ka shpallur ditë zie kombëtare për terroristët që mbetën të vdekur në Veri të Kosovës ka marrë zyrtarisht edhe përgjegjësinë për sulmin në Kosovë.
Agjencia e lajmeve serbe Tanjug, në një foto të një qiriri të ndezur shkruan: "Qeveria e Republikës së Serbisë deklaroi në seancën e sotme të jashtëzakonshme se 27 shtatori i 2023-shit do të jetë Ditë për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë e Metohi".
Më tej poston njoftimin e qeverisë drejtuar mediave.
"Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike të jenë pjesë e manifestimit, të mërkurën, 27 shtator duke përshtatur programacionin e tyre në Ditën e Zisë dhe në këtë mënyrë t'u bëjnë nderime viktimave në Kosovë dhe Metohi”.
Edhe media të tjera në Serbi e kanë transmetuar lajmin.
Ky vendim vjen një ditë pasi Amerika, Londra dhe Brukseli e kanë quajtur sulm terrorist vrasjen e policit të Kosovës nga serbët.
Serbia i përgjigjet me shpalljen ditë zie kombëtare vrasjen e terroristëve.
Po çfarë ka ndodhur orët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë?
Ditën e diel, një grup terroristësh serbë qëlluan me armë mbi policinë e Kosovës dhe si pasojë mbeti i vrarë në detyrë polici Afrim Bunjaku.
Pas kësaj ngjarje rreth 30 terroristë serbë u strehuan në Manastirin e Banjskës, duke shkëmbyer zjarr me policinë e Kosovës.
Çfarë mendoni për këtë vendim të qeverisë serbe?