Rajoni

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntor

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntor

Ministria serbe e Punëve të Jashtme ka uruar Shqipërinë në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“I dërgojmë urime tona diplomacisë shqiptare, me rastin e festes së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

Për 110-vjetorin e Pavarësisë, liderët kosovarë kanë festuar në Vlorë së bashku me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.