Rajoni

Tjetër masakër në Serbi. 21-vjeçari vret 8 persona, mes tyre edhe familjarë

Tjetër masakër në Serbi. 21-vjeçari vret 8 persona, mes

Pas asaj në një shkollë, një tjetër masakër ka ndodhur në Serbi. Një 21-vjeçar ka vrarë 8 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë. Autori është në arrati.

Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Ai vrau gjithashtu edhe një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë të mitur 12-13 vjeç, nipin e tij.

Mësohet se autori kishte precedentë të mëparshëm penalë për armë mbajtje pa leje, por dinamika e ngjarjes dhe shkaku mbeten ende të paqartë.