Turistët nga këto 9 vende nuk do të lejohen për pushime në Greqi
Friday 26 June 2020, 17:22
TiranaPost

Nga 1 korriku Greqia do rihap fluturimet për turistët nga Bashkimi Europian, por për disa shtete ende nuk është vendosur që të hapen kufijtë.
Media greke “Protothema.gr” bën me dije se turistët nga këto vende do t’u ndalohet sërish hyrja në Greqi: Britania, Suedia, SHBA, Rusia, Izraeli, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Maqedonia e Veriut.
Të gjithë udhëtarët që do duan të shkojnë në Greqi do të plotësojnë një formular të veçantë elektronik paraprak. Do kryhen gjithashtu testet e marrjes së mostrave të tamponit dhe ata që do të rezultojnë pozitiv do karantinohen për 14 ditë.