Rajoni

Vendosja e reciprocitetit me targat dhe ID-të, risjell tensionet në kufirin Kosovë-Serbi

Vendosja e reciprocitetit me targat dhe ID-të, risjell tensionet në

Qeveria Kurti ka vendosur që nga nesër të lëshojë dokument fletë-deklarimi për çdo shtetas serb që hyn në Kosovë dhe po ashtu do të veprojë me targat. Njësoj siç Serbia vepron me çdo qytetar të Kosovës që hyn në Serbi.

Në kufirin e Jarinjës, ashtu si vitin e kaluar, disa grupe të qytetarëve të Serbisë kanë bllokuar rrugën dhe kjo ka tensionuar situatën.

Vendosja e reciprocitetit me targat dhe ID-të, risjell tensionet në

“Ne nuk do t’iu marrim dokumentet njerëzve që vijnë nga Serbia në Kosovë, ne do t’ua shtojmë një fletë-deklarim. Pra, ata vijnë me dokumente e lëshuara nga Serbia, ne nuk ua marrim ato, por ua lëshojmë një fletë-deklarim, sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njësojë me çdo qytetar të Republikës sonë kur e kalon kufirin dhe shkon në Serbi. Pra, nga nesër ata do të kenë një dokument më shumë”, tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga nesër, 1 gusht.