Sot në PE votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën
E Martë 18 Prill 2023, 10:57
TiranaPost
Parlamenti Europian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor, ndërsa hapi i vetëm që mbetet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.
Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar. Çështja u lidh me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS të udhëtimit në Europë. Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.