Rajoni

Vuçiç kujton takimin e parë me Ramën, 70 vjet pas atij të Titos dhe Enver Hoxhës

Vuçiç kujton takimin e parë me Ramën, 70 vjet pas atij
Foto nga takimi i vitit 2015

Në fjalën e tij hapëse në Samitin e Dytë të Ballkanit të Hapur, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kujtoi takimin e parë me Ramën, të vitit 2015.

“Marrëdhëniet tona në Ballkanin Perëndimor, midis 3 vendeve tona, janë në maksimunim historik. Më kujtohet takimi i parë pas 70 vjetësh, - të takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, - kur u takuam unë dhe Edi Rama, ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme politike dhe diplomatike. Ndërkohë që sot janë takime më miqësore. Gjithashtu edhe komunitetet tona, bizneset, qytetarët tanë e kuptojnë më shumë njëri-tjetrin.

Samiti i radhës do të mbahet në Tiranë. Ndërkaq sot do të firmosen një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.

Rama në fjalën e tij tha se në vazhdim, në Ballkanin e Hapur do të ftohen vende të BE-së.

Lexo më shumë: