Rajoni

Vuçiç reagon për herë të parë: Këtë situatë e paralajmërova në Bruksel! Serbët u revoltuan, s’duan të vuajnë terrorin e Kurtit

Vuçiç reagon për herë të parë: Këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë, Afrim Bunjaku si dhe u ekzekutuan tre terroristë serbë.

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç është shprehur se ndodhinë e kësaj situate e kishte paralajmëruar më herët në Bruksel, mirëpo pak njerëz e dëgjuan dhe i besuan.

“Kjo është një nga ditët më të vështira për vendin tonë, ju kërkoj falje qytetarëve që nuk fola më herët, siç e dini që nga viti 1999 nuk kemi pasur kontroll të drejtpërdrejtë dhe është dashur të hetojmë se çfarë ka ndodhur që të mund t’i tregojmë njerëzve të vërtetën dhe përgatit terrenin për vendimmarrje.

Do të flas vetëm për atë që ka ndodhur dhe pastaj do të jap një vlerësim.Sonte rreth orës 2: 46, një grup serbësh vendosën dy kamionë si barrikada në Banjska në veri të Kosovës, pastaj vjen policia e Kosovës duke tentuar t’i largojë ato barrikada dhe pastaj vijnë deri në konflikt, në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos.Në ora 8:57 u mbyllën vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak. Përleshja vazhdon ende.

Në orën 10:15 shqiptarët njoftuan se 4 komuna serbe ishin zona e operacionit antiterrorist. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ta dinë njerëzit. Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë,edhe pse paralajmërova si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se kjo mund të ndodhë, pak njerëz e dëgjuan”, tha Vuçiç.

Më tej, kryeministi serb ka thënë se qytetarët të revoltuar janë ngritur dhe kanë refuzuar të vuajnë më tej terrorin e Albin Kurtit.

"Serbët dhe jo nga Serbia qendrore, por me Kosovën dhe Metohinë të rebeluar, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit. Që nga 3 nëntori, kur Kurti zëvendësoi komandantin e rajonit të veriut nga Berlini, Gjuriç, ata kanë përdorur kështu. Thirri policinë e Kosovës për herë të 62-të kundër serbëve, 22 sulme thirrëse dhe mbi 40 lëvizje drejtuar serbëve”, theksoi Vuçiç dhe tha se në asnjë mënyrë nuk e arsyeton vrasjen e policit shqiptar.