Romancë në Trup

Aeroport do mbetet zemra ime

Aeroport do mbetet zemra ime

VIII. Aeroport do mbetet zemra ime

Tani ka mbetur
vala e ngrohtë që më sjell anës bregut.
Ti s'je,
e as imagjinon të jesh,
kur un' ëndërroj
të dëgjoj zërin
tënd brenda materies sime.
Ç'të ndiej më shumë se një trotuar,
kur edhe ata i ka mbuluar
trishtimi i gjurmëve të mia...
Ç'të ndiej më shumë
sesa çdo gjë që më kujton ti?
Çdo gjë mbeti si mësim...
qëkurse u mësova të të lë ngado si shënim.
un' s'do vij dot
dhe ti do më kesh harruar patjetër.

Ç'marrëzi e tepruar të më harrosh në fund të verës; sikur ti të mos e dish se njeriu than veten për një gjethe dashuri në historikun më të vjeshtërueshëm të zemrës.

Ku do e dish ti
se un' jam bërë shtator
kahershëm.
Aeroport do mbetet zemra ime...
ah gjith' ai aeroport bosh
që syt' i mban nga qiellshmëria dhe stinëve iu vjedh requiemin e ndarjes.


Ç'të ndiej më shumë se një aeroport që mbushet dhe zbrazet me mall,
që hapet zinxhiri i një çante psherëtimash,
që zvarritem në emocione më keq se një valixhe dhe kohët ndahen.

Aeroport do mbetet zemra ime dhe 37 poemat para ikjes...do përplasen si zogj të pafajshëm shkronjave të huaja të biletarisë.

E ku do e dish ti

se pengu yt

do rëndojë mbi kraharorin tim si avion.

Rrëzohu dhe ti...
që të biesh mbi zemrën time pupël.
Mallkueshmërisht të biesh aty.
E në të shëroftë ikja,
u çoroditsh pas vetëtimës sime
nëpër kaltërsi...
Mua më sëmur shërimi.
Se s'mund të ket' leh'tsi pa ty,
se dua të jetoj në vuajtjen time,
në ikjen tënde blu.


Ah po ne do shkëmbehemi qiellit vazhdimisht;

...dhe s'do ket' më si ato ditët me shi.
Ç'të ndiej më shumë nga ai takim i fundit, atë pranverë që s'erdhi kurr'; Ç'të ndiej më shum' në qytetin tënd, kur të thoja vij për ty;

Aeroport do mbetet zemra ime

hedhurinë e letrave në erë...

Ç'të shkrimëroj më shum'?

kur zemrën kam kunjosur

me ç'do t'i thoja ty.

Ah po kur të kesh ikur nga unë,
aeroporti do jetë kthyer kundër teje
si njeri...


Mos merr frym'...

Kështu ishte kjo punë,

kur të prisja atëherë

e vetme në një aeroport të padukshëm

dhe tani kokëulur ruaj

ikjen.

Ç'u bë zemra ime një 'sikur'.
...një sikur që nuk shihet në sy.
Aeroporti gumëzhin emrin tim.
Ah, po unë ndiej se
do duash t'i besosh
aeroportit.
Ah atij më shum' se një njeri.

K