Sa herë që bie shi ti shkon deri në fund të kockave të mia...
Friday 28 February 2020, 18:45
Tiranapost

Sa herë bie shi,
duket sikur ti zë më shumë vend
brenda trupit tim,
duket sikur jetoj për çdo të trokitur shiu
në tunelin e kockave të mia
që ti...
ti të vish.
Sa herë që bie shi, kur nuk pritet të bjerë
ty të ndan vetëm fare pak rrugë nga unë.
Në këtë rrugë,
uji lagështon skeletin e një
lule që merr frymë.
Dashuria në një ditë me shi
është aciditeti dëshpërues
i qindra gjërave që dy njerëz kanë
deri në ndjeshmërinë e kockave të tyre.
(c)K.K