Scriptorium

Çdo çast është një fillim

Çdo çast është një fillim

Irene Vallejo/ Zhytur në re dhe borë, bota këto ditë i ngjan  një fletoreje të bardhë. Ndërsa shkruajmë rreshtat e parë, plot premtime e qëllime të vitit të ri gjithmonë përdorim kohën e ardhme. Europa zgjodhi 1 janarin, mes gjithë mundësive të tjera si fillim viti, megjithëse në kultura të tjera kjo datë është thjesht një datë tjetër në kalendar. Romakët e lashtë, të lidhur shumë me natyrën, e nisnin vitin me 15 mars, rilindja ¨e egër¨ e pranverës. Me 15 mars, emëroheshin dy konsuj, më të fuqishmit e Republikës. Do ti përkiste sot muajve shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor sipas kalendarit tonë. Ky rend ndryshoi kur Roma nisi luftën kundër Segeda-s, sot në Mara (fshat në Zaragoza), një sulm që shënoi pikënisjen e rrethimit të famshëm të Numancia-s. Fillimi i dimrit përkonte me përfundimin e luftërave, ndaj u vendos që zgjedhjet të zhvilloheshin më përpara, kjo do t´iu lejonte legjioneve kohë të mjaftueshme për të udhëtuar deri në Celtiberia-n e largët. Kjo luftë e zhvilluar në Hispania, inaguron janarin si fillim viti.

Kjo ndalesë nuk është tjetër gjë veçse një konventë, një natë mes të tjerash, por simbolizon shumë në imagjinatën tonë. Është moment bilanci: ku lulëzojnë kujtime, pendime dhe qëllime të mira. Varrosim të shkuarën, të trishtën, hijen për ti dhënë jetë një fillimi të ri, një jete më të mirë. Nuk mungojnë pothuajse në asnjë fillim viti, premtime të tipit: do filloj dietën, do ti braktis zakonet e këqija, do mësoj gjuhë të huaja. Megjithatë nuk i mbajmë dot gjatë këto premtime zakonisht; më shumë na pëlqen të ëndërrojmë sesa të vëmë në zbatim qëllimet që i vëmë vetes.

Italo Svevo ka shkruar shumë mbi këtë fenomen në librin e tij ¨La conciencia de Zeno¨. Një mjek ia ndalon të pijë duhanin ¨Zeno¨sepse vuan nga një bronkit i rëndë.Personazhi kryesor vendos ti bindet por e kap ankthi një ditë dhe e pi atë cigaren, përpos premtimeve dhe lamtumirave që i kishte dhënë asaj kohë më parë. Pas këtij veprimi ai zbulon që cigarja e fundit është gjithmonë ajo më e fuqishmja, ajo i sjell shijen e forcës, shëndetit, tejkalimit. Gjatë gjithë jetës së tij, çdo fillim viti, çdo datë të shënuar, i vë qëllim vetes ta lërë cigaren por kurrë nuk ja del. Duhet të kalojnë dekada që ai të kuptojë që është më shumë i varur nga shpresa sesa nga nikotina.

Zanafillat e tymit shpalosen dhe në filmin ¨Smoke¨ shkruar nga Paul Auster. Në dyqanin e Auggie Wren, ku zhvillohen miqësi e biseda, një romancier e humbet aftësinë e të shkruarit pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij. The New York Times i ka kërkuar të shkruajë një tregim për Krishtlindje por ai e ka të pamundur sepse e ka mendjen bosh. Për tia hequr mendjen, Auggie i tregon projektin e saj të fshehtë. Çdo ditë në orën tetë të mëngjesit, fotografon të njëjtin cep në Brooklyn. Në magazinën e dyqanit, ka mijëra foto të çastit: kronika e qoshes së saj. Romacieri kundron atë altar përsëritjesh. Nuk do ta kuptosh nëse i kalon aq shpejt fotot i thote Auggie: ¨Të gjitha janë njësoj, por secila është ndryshe. Dritë vere dhe vjeshte, mëngjese pune dhe festive, ndonjëherë të njëjtët njerëz ndonjëherë të ndryshëm, të panjohurit bëhen të njohur e më pas zhduken. Toka rrotullohet rreth Diellit, ai e ndriçon çdo ditë në një kënd të ndryshëm¨. ¨Nëse shikon me vëmendje çdo fotografi pavarësisht se i përkasin të njëjtës qoshe, zbulon portretet e rastësishme të fqinjve të lagjes, gjestet e tyre, lodhjen e tyre, ndoshta dhe një foto të bashkëshortes së tij të munguar. Përmes kamerës, Auggie portretizon nuancat, larmitë që ofron përditshmëria. Ka mësuar t’i shikojë të tjerët, t’i dëgjojë, t´iu kushtojë kohë dhe vëmendje. Si përfundim, çdo çast është një fillim; dhe më e rëndësishmja, ajo çka na ndryshon peshon më pak se tymi¨. 

*Irene Vallejo Shkrimtare Spanjolle, në vitin 2020 fitoi çmimin Premio Nacional de Ensayo për librin e saj ¨El infinito de un junco¨, e pesta grua që ka fituar këtë  çmim që nga viti 1975. Femra e parë që  fitoi çmimin si filozofja Celia Amorós në 2006. Sjellë në Shqip nga Albana Murra.

Çdo çast është një fillim