Shëndeti

Boronicat e ngrira janë më të shëndetshme se ato të freskëtat

Boronicat e ngrira janë më të shëndetshme se ato të

Boronicat e ngrira mund të jenë edhe më të shëndetshme se ato të freskëta. Kjo sepse ato ruajnë më shumë substanca që ndihmojnë trupin të mbrohet nga sëmundjet.

Kur boronicat ngrihen, ato mbajnë më mirë antioksidantët, të cilët me kalimin e kohës humbasin te frutat e freskëta që rrinë gjatë në raft. Këto substanca ndihmojnë zemrën dhe trurin të funksionojnë më mirë.

Studimet tregojnë se ngrirja rrit një përbërës të quajtur antocianinë, që i jep boronicave ngjyrën blu dhe i bën ato shumë të dobishme për shëndetin.

Pra, nëse nuk i gjen gjithmonë boronicat e freskëta, ato të ngrira janë një zgjedhje po aq e mirë, madje edhe më e shëndetshme.