Shëndeti

Qelizat kanceroze mund të kthehen sërish në qeliza normale

Qelizat kanceroze mund të kthehen sërish në qeliza normale

Studiuesit nga Koreja e Jugut kanë treguar se qelizat kancerogjene nuk është e nevojshme gjithmonë të shkatërrohen, ato mund të rikthehen në gjendjen normale dhe ky është një lajm i mirë.

Duke përdorur modele digjitale “binjake” të rrjeteve gjenetike, ekipi simuloi sjelljen e qelizave kancerogjene dhe kërkoi pika kontrolli në vend që të fokusohej te mënyrat tradicionale të shkatërrimit të tyre.

Ata identifikuan disa gjene kyçe, të quajtura “çelësa kryesorë”, përfshirë MYB, HDAC2 dhe FOXA2, të cilat përcaktojnë nëse një qelizë e zorrës së trashë mbetet kancerogjene apo rikthehet në gjendje të shëndetshme.

Përmes manipulimit të saktë të këtyre “çelësave”, qelizat e kancerit ndaluan rritjen e pakontrolluar dhe iu rikthyen sjelljes normale, pa qenë nevoja të eliminoheshin.

Nëse kjo qasje do të zhvillohet dhe zbatohet në shkallë të gjerë, trajtimi i kancerit mund të kalojë nga shkatërrimi toksik i qelizave në riprogramimin e tyre një mënyrë krejtësisht e re dhe revolucionare për të luftuar sëmundjen.