Rusia sfidon botën për vaksinën e Covid: E kemi gati në 10 gusht. Por ngrihen disa pikëpyetje

Rusia po synon të bëhet vendi i parë në botë që miraton përdorimin e një vaksine kundër Covid-19 në më pak se dy javë. Kështu shkruan CNN ndërsa raporton se është ngritur shqetësimi për sigurinë dhe efektivitetin e saj.
Një zyrtar rus ka thënë për CNN se po punojnë për miratimin e vaksinës, që është krijuar nga Instituti Gameleya me seli në Moskë, në 10 gusht ose edhe më herët. Të parët që do ta marrin vaksinën janë punonjësit e shëndetësisë, më pas publiku i gjërë.
“Është një moment i ngjashëm me Sputnikun. Amerikanët u befasuan kur dëgjuan sinjalin e Sputnikut. Njëlloj do të ndodhë edhe me vaksinën. Rusia do të ketë arritur e para ta bëjë”, tha Kirill Dimitriev, kreu i Fondit të Shëndetësisë në Rusi, që ka financuar kërkimet për vaksinë në Rusi, duke iu referuar daljes në hapësirë të satelitit të parë në kohën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1957.
Por Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore për vaksinën dhe CNN nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e autoriteteve ruse për efektivitetin dhe sigurinë e saj. Kritikët në vend thonë se ky nxitim vjen nga dëshira e Kremlinit për të shfaqur vendin si një vend lider në shkencë. Gjithashtu ka shqetësimin se testimet e vaksinës te njerëzit nuk janë bërë të plota.
Në të gjithë botën po zhvillohen dhjetëra testime për vaksina të ndryshme, por shumica e tyre këmbëngulin se ka ende punë për të bërë para se një vaksinë e saktë të miratohet për përdorim të gjerë.
Një ditë më parë presidenti i Kompanisë Bioteknike italiane ‘Irbm’, njoftoi se vaksina do të jetë në farmaci nga janari dhe do të kushtojë 2-3 euro./ Burimi CNN
Lexo më shumë: