Shije

2 receta, një për ‘pancake’ të ëmbël e një të kripur

2 receta, një për ‘pancake’ të ëmbël e

Dje ishte Dita e Pancakes ose Petullave siç i themi ne dhe Jamie Oliver postoi në blogun e tij të gatimit disa receta. Sot përzgjodhëm dy: një të ëmbël dhe një të kripur. Po le t`ia nisim nga e kripura, për ta lënë të ëmblën për në fund.

2 receta, një për ‘pancake’ të ëmbël e

2 receta, një për ‘pancake’ të ëmbël e

Receta 1

Mund të bëhet edhe pa miell.

Për dy persona

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Përbërësit

100 gram qull tërshëre

100 gram gjizë

2 vezë të mëdha

1 lugë çaji pluhur pjekje

vaj ulliri ose gjalpë i pakripur, për skuqje

1 avokado, sipas dëshirës

salcë djegëse, sipas dëshirës

Përgatitja

Hidhni tërshërën, gjizën, 2 vezët dhe pluhurin për pjekje në një blender dhe trazojini derisa të bëhet një masë. Spërkateni me pak ujë nëse bëhet shumë e trashë. Hidhni një majë luge kripë.

Nxehni një tigan të madh që nuk ngjit dhe pastaj lëreni në një nxehtësi mesatare me pak vaj ose gjalpë.

Shtoni brumin në tigan (duke e ndarë në copa të vogla) dhe skuqeni për 2 minuta.

Shërbejeni të mbushur me avokado të prerë në feta, një vezë të skuqur dhe salcë djegëse, ose mund t`i shtoni gjithçka që ju shijon më mirë.

2 receta, një për ‘pancake’ të ëmbël e

Receta 2

Shtimi i pak uthulle në brumin e petullave i rrit aciditetin dhe shkon mirë me fruta.

Për 4 persona

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Përbërësit

200 gram brum fillestar të bërë më parë

2 vezë të mëdha

100 ml qumësht

100 gram miell

Vaj ulliri

Përgatitja

Vendosni brumin fillestarin në një tas. Hidhni vezët dhe qumështin, pastaj rriheni mirë përzierjen për t'u bashkuar në një trajtë. Shtoni miellin dhe një majë luge kripë dhe përziejeni derisa të fitoni një brumë të trashë dhe të derdhur.

Vendosni një tigan të madh që nuk ngjit në një nxehtësi mesatare dhe, pasi të nxehet, shtoni ½ lugë gjelle vaj. Skuqini për 1 deri në 2 minuta, ose derisa të shfaqen flluska të vogla në sipërfaqe dhe pastaj kthejini në anën tjetër.

Kur të kenë marrë ngjyrë të artë në të dy anët, hidhini në një pjatë. Shërbejini menjëherë me kos dhe fruta sipas dëshirës.