Shije

Ka 41 mënyra për t`i gatuar fasulet

Ka 41 mënyra për t`i gatuar fasulet

Thonë se këto ditët pas gjelit të detit, përsheshit, peshkut, sallatës ruse dhe bakllavasë janë idealet për të gatuar fasule.

Po a e dije që ka më shumë se 40 mënyra, madje fiks 41 për t`i gatuar. Për të mos i ngrënë çdo herë njësoj, të duhet t`i dish të gjitha recetat.

Sot për shembull mund t`i bësh sallatë me erëza

Si fillim grini një tufë majdanoz pa pjesën e kërcejve, vetëm gjethet.

Ndërkaq zbraze kanaçen me fasule të bardha gjysmë të ziera.

Fasulet përzieji me dy thelpinj hudhra të shtypura, pak piper djegës dhe majdanozin që gritë.

Nëse e preferon mund t`i shtosh edhe pak mustardë për shije.

Në fund shtoni vajin e ullirit, uthullën, kripën dhe piperin e zi.

*Artikulli i NYT Cooking u përshtat në shqip nga Tiranapost.al