Kjo akullore japoneze është aktualisht më e shtrenjta në botë
E Hënë 22 Maj 2023, 11:17
TiranaPost
Një akullore e quajtur byakuya - "nata e bardhë" në japonisht - aktualisht po kap shifrën e 880,000 jenëve ose (6,380 dollarë) për një kupë, duke e bërë atë zyrtarisht akulloren më të shtrenjtë në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.
Akullorja mbulohet me një gjethe ari të ngrënshme, dy lloje djathi dhe "Sakekasu", një përbërës japonez me shije frutash.
Akullorja prodhohet nga kompania japoneze Cellato.
"Na u deshën mbi 1.5 vjet për t'u zhvilluar, me shumë prova dhe gabime për të marrë shijen e duhur," tha një përfaqësues nga kompania për Guinness World Records.