Shije

Mos prit Vitin e Ri për të gatuar gjelin. Bëje sot për drekë, sipas kësaj recete

Mos prit Vitin e Ri për të gatuar gjelin. Bëje sot për

Përse të presësh deri për Vitin e Ri për të gatuar gjelin në furrë? Mund ta bësh edhe sot sipas recetës së Adda`s All. Kohë ke plot deri në drekë kështu që përvishi mëngët.

Përbërësit:

1 Gjel i vogël

2 lugë Gjalpë 

1 lugë Mustardë

2 lugë Vaj ulliri

3-4 lugë Lëng limoni

2 lugë të vogla Kripë

1 lugë Erëza Provence

Pak Piper të zi

Pak Pluhur hudhre

1 gotë Vere e Bardhë

Disa degë Rozmarin

Disa thelpinjë Hudhra

Përgatitja

Nëse keni mundësi marinoni gjelin që një natë më parë në të kundërtën disa orë i mjaftojnë. Pra bashkoni të gjithë përbërësit e marinimit dhe lyeni mirë gjelin nga të gjitha anët, më pas lëreni të marinohet.

Kaloi koha e marinimit nxehni fortë zgarën e Tescoma-s dhe kur të jetë gati thekëriseni gjelin nga ana e lëkurës derisa ti kijohen ato vijëzimet e bukura që krijohen nga zgara.

Më pas kthejeni nga ana tjetër, shtoni në tavë 1 gotë verë të bardhë  degë rozmarine dhe disa thelpinjë hudhër të pa qëruara, mbulojeni më pas mishin me letër furre dhe vendosni të piqet në furrën e nxehur më parë në 160°C për 50 minuta. Më pas ngrijeni temperaturën e furrës në 200°C dhe hiqeni letrën mishit në mënyrë që të theket mirë nga të gjitha anët dhe të marri ngjyrën e bukur të kuqerremt.

Shërbejni me patate furre ose pilaf.