Shije

Napoli bën revolucion. Po krijon pica me ananas

Napoli bën revolucion. Po krijon pica me ananas

Kushdo që ka shkelur në Itali e di se ka rregulla të pashkruara që duhet t'u zbatohen dhe më e rëndësishmja nga të gjitha sillen rreth ushqimit. Kapuçino pas orës 11 të mëngjesit? Vetëm për turistët. Spageti bolognese? Një ide e tmerrshme. Ananasi në picën tuaj? Herezi - të paktën, ishte deri më tani.

Por viti 2024 mund të jetë viti që pica me ananas të bëjë bujë në Itali, falë Gino Sorbillo, picajol (maestro i picave) i njohur Napoli, i cili ka shtuar 'ananas' në menunë e tij, në Via dei Tribunali, rruga më e njohur e picave në botë. Ku? Në Napoli, në kryeqytetin e picës.

Krijimi i Sorbillo, i quajtur 'Margherita con Ananas' kushton 7 euro.

Napoli bën revolucion. Po krijon pica me ananas

Të veçantë nuk e bën vetëm ananasi. Ajo është një picë e bardhë, e zhveshur nga shtresa e domates dhe mbi të cilën hidhen jo më pak se tre lloje djathrash. Ananasi është gjithashtu i gatuar dhe i karamelizuar.

“Mjerisht njerëzit ndjekin turmën dhe kushtëzohen sipas pikëpamjeve të njerëzve të tjerë, ose asaj që dëgjojnë”, tha ai.

Ananasi piqet paraprakisht në furrë dhe më pas ftohet. Më pas ai shton provola të tymosur (një djathë vendas i qumështit të lopës nga Campania), vaj ulliri ekstra të virgjër dhe borzilok të freskët, përpara se ta fusë picën në furrën e tij me dru.