Pas kombinimit Cola-Jack Daniel, Vodka futet edhe në salcën e makaronave
U duk se kombinim i çuditshëm ishte Coca-Cola me Jack Daniels, por jo. Në fund të fundit ky kombinim vë në një kanaçe një koktej.
Vodka në salcën e makaronave Heinz, duke se është vërtet risi (derisa të shpiket diçka tjetër).
Duke u bashkuar me Absolut Vodka, dyshja e ushqimit dhe pijeve kanë dalë me një salcë të përsosur për t'u ngrënë me makarona për pjatën e famshme frymëzuar nga TikTok me penne alla vodka.
Frymëzuar nga recetat e mediave sociale që u bënë virale, salca pikante do të jetë e disponueshme nga 12 Prilli.
Fatkeqësisht, është vetëm një prodhim i limituar Heinz x Absolut.
Dhe mos u shqetësoni, nuk do të deheni me makarona.
Gjatë procesit të gatimit, pjesa më e madhe e alkoolit nga vodka zvogëlohet.
Vodka ndihmon në intensifikimin e salcës së pasur dhe kremoze të domates, borzilokut dhe djathit.
Salca duhet vetëm të ngrohet.