Showbiz

20 vjet martuar, divorcohen Nicole Kidman dhe Keith Urban

20 vjet martuar, divorcohen Nicole Kidman dhe Keith Urban

Pas gati 20 vitesh martesë, Nicole Kidman dhe Keith Urban i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Aktorja e famshme dhe muzikanti australian u martuan në qershor të vitit 2006 dhe kanë dy vajza: Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe.

Ndarja e çiftit u publikua fillimisht nga TMZ dhe më pas u konfirmua edhe nga media të tjera ndërkombëtare, përfshirë BBC-në, të cilat raportojnë se Kidman dhe Urban jetojnë të ndarë që prej verës së këtij viti.

Arsyet e ndarjes nuk janë bërë të ditura, por marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për sfidat dhe peripecitë që ka kaluar. Të dy, të rritur në Australi, janë konsideruar prej kohësh si një nga çiftet më të dashur të skenës botërore, gjithmonë krah njëri-tjetrit në premierat e filmave dhe aktivitetet muzikore.