Showbiz

Adele një nga këngëtaret më të pasura. I fiton paratë vetëm nga muzika

Adele një nga këngëtaret më të pasura. I fiton

Këngëtarja 15 herë fituese e Grammy është e njohur ne mbarë botën për këngët e saj të ndjera që bëjnë për vete miliona dëgjues. Por përveç famës me çdo këngë të re Adele bëhet edhe më e pasur, ashtu si me këngën e saj më të fundit "Easy On Me", e cila shkoi menjëherë në krye të top-listave. Albumi i saj i fundit, ‘30’, arriti vendin e parë në shumë vende të botës duke dëshmuar se edhe pas më shumë se një dekade pas shfaqjes së parë në skenë Adele mbetet një ikonë e muzikës.

Tani, me albumin ‘30’ shitjet e të cilit ecin shumë mirë, këngët që sundojnë listat e transmetimit në shumë vende të botës, pasuria e Adele do të rritet ndjeshëm me siguri, por sa vlen ajo tani?

Sa është vlera neto e Adele?
Adele ka një pasuri prej 220 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Ëorth. Kjo është një shumë befasuese për këdo në industrinë e muzikës. Ajo ç’ka e bën edhe më domethënës këtë vlerë është se, ajo ndryshe nga të tjerët nuk ka punuar me marka për të lançuar produkte me emrin e saj, gjë që mund ta rriste edhe më shumë pasurinë e saj.

Atëherë si e ka vënë Adele këtë pasuri?
Ndryshe nga shumë artistë të tjerë në krye të top-listave, Adele i është përqendruar thuajse tërësisht muzikës dhe ka fituar pothuajse të gjithë pasurinë nga shkrimi dhe regjistrimi i muzikës origjinale dhe luajtja e saj live për miliona njerëz në mbarë botën. Është e rrallë që dikush të fitojë kaq shumë vetëm nga arti.

1. Muzikë
Adele është kaq e suksesshme, saqë është e vështirë të besohet se ka nxjerrë vetëm katër albume nga viti 2008 deri në vitin 2021. Ajo ka arritur suksese dhe ka thyer rekorde. Me çdo publikim të ri, ajo rrit fitimet e saj totale në tabelë, shitjet, transmetimet dhe vlerën neto.

Superylli britanik ka shënuar pesë hitet nr. 1 në SHBA, me këngët e saj "Rolling in the Deep", "Someone Like You", "Set Fire to the Rain", "Hello" dhe "Easy on Me" të gjitha mbajtën vednin e parë në ‘Hot 100’ për një periudhë të gjatë. Në tabelën e albumeve të Billboard 200, Adele ka zënë një treshe liderësh dhe një pozicion tjetër në top 10.

2. Turne
Adele fiton një shumë absurde parash sa herë që del në skenë vitet e fundit. Shuma e saktë është private, aludohet të jetë diku midis 500,000 dhe 1 milion dollarë çdo mbrëmje.

Adele ka nisur tre turne globale dhe të gjitha u emëruan me emrin e saj: Një mbrëmje me ‘Adele’, ‘Adele Live’ dhe ‘Adele Live 2016’. Të gjitha ishin shumë të suksesshme financiarisht.

Turneu më i fundit global i Adele ishte më i madh për sa i përket frekuentimit, numrit të shfaqjeve dhe parave që fitoi. ‘Adele Live 2016’, e cila në fakt u zhvillua gjatë atij viti dhe 2017, përfshinte 121 koncerte dhe nxorrii fitime prej rreth 168 milionë dollarë .