Babai i Nicola Peltz thyen heshtjen për dramën me familjen Beckham: Nuk e paskam vënë re fare!

Nelson Peltz ka folur për herë të parë publikisht për përplasjet mes vajzës së tij, Nicola, dhe familjes Beckham. Gjatë një interviste në WSJ Invest Live, miliarderi bëri shaka me vëmendjen e madhe të mediave.
“Familja ime ka qenë në lajme kohët e fundit? Nuk e paskam vënë re fare,” tha ai me humor. Ai shtoi se këshilla e tij është të qëndrosh larg mediave, sepse “nuk të sjell ndonjë të mirë”.
Ndërsa Brooklyn Beckham ka thënë se prindërit e tij kanë tentuar të dëmtojnë marrëdhënien me Nicolan, Nelson Peltz tregoi mbështetje të plotë për çiftin.
“Vajza ime është e mrekullueshme. Dhëndri im, Brooklyn, është i mrekullueshëm,” tha ai, duke shtuar se u uron një martesë të gjatë dhe të lumtur. Pjesa tjetër nuk është për t’u diskutuar sot në media”.