Dënohet me burg i riu që iu hodh në qafë Ariana Grandes
Monday 17 November 2025, 15:26
TiranaPost

Një gjykatë ka dënuar me 9 ditë burg një australian që iu hodh në qafë këngëtares Ariana Grande gjatë një premiere filmi.
26-vjeçari Johnson Wen u shpall fajtor për prishje të rendit publik, pasi ai kapërceu barrierat dhe iu afrua Grande-s në premierën aziatike të filmit Wicked: For Good javën e kaluar.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë se ai e kapi këngëtaren për shpatullash, ndërsa ajo dukej e tronditur. Autoritetet thanë se dënimi është një paralajmërim kundër sjelljeve të rrezikshme në evente publike.