Showbiz

‘Depp nuk është i vetmi partner që ke dhunuar’. Amber Heard humbet qetësinë në gjyq

‘Depp nuk është i vetmi partner që ke dhunuar’. Amber

Ekipi ligjor i Johnny Depp përfundoi marrjen në pyetje të Amber Heard-it pas dy ditësh rraskapitëse. Një nga pikat më kulmore ishte momenti kur avokatja e Depp, Camillie Vasquez iu drejtua: Depp nuk është i vetmi partner që ke dhunuar, apo jo? Avokatja iu referua historisë së Amber me Tasya van Ree, në 2009-ën.

‘Depp nuk është i vetmi partner që ke dhunuar’. Amber

Dy oficerë policie dëshmuan si dëshmitarë të ngjarjes, teksa Amber godiste partneren e saj dhe i tërhoqi me forcë varësen nga qafa. Pas këtij momenti ajo u arrestua, por akuzat ranë poshtë pas disa ditësh.

Momenti në gjyq, i transkriptuar:

Avokatja: Johnny Depp nuk është i vetmi partner i juaji që keni sulmuar.

Amber: Unë kurrë nuk kam sulmuar ndonjë partner. kurrë nuk e kam sulmuar zotin Depp apo ndonjë person tjetër me të cilin kam qenë në një lidhje romantike.

Avokatja: Nuk ka pyetje të tjera, shkëlqesia juaj.

‘Depp nuk është i vetmi partner që ke dhunuar’. Amber

Ky ishte edhe momenti përmbyllës i marrjes në pyetje të Amber Heard.

Më herët avokatja i kujtoi sërish çastet në ashensor me James Franco në natën që Depp nuk ishte në shtëpi. Edhe këtë herë, Amber nuk pranoi të kishte një lidhje romantike me të.

‘Depp nuk është i vetmi partner që ke dhunuar’. Amber

Ndërkaq, thuhet se një nga shkaqet e konflikteve të saj dhe Depp ka qenë pikërisht James Franco. Depp ka dyshuar gjithmonë se mes tyre ka diçka.

Aktualisht, gjyqi që po zhvillohet është ngritur mbi padinë e Depp për një shkrim të Amber në një gazetë. Ajo shkruante se është viktimë e dhunës në familje, pa e përmendur Johnny-n. Ky i fundit thotë se kuptohet qartë se e kishte për të e se ky shkrim i ka dëmtuar karrierën. Gjyqi ka më shumë se dy javë që po zhvillohet. Depp kërkon dëmshpërblim nga Amber.