Showbiz

Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, ka marrë shtetësinë e Kosovës gjatë një ceremonie të veçantë në Prishtinë, ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani.

Me dekret presidencial, Kosova i dha një nga nderimet më të larta një prej figurave më të njohura që ka përfaqësuar vendin me krenari në skenat ndërkombëtare. Presidentja Osmani, në një mesazh të publikuar në Facebook, e cilësoi këtë një “nder të veçantë” për vendin.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua,” shkroi ajo, duke theksuar ndikimin që këngëtarja ka pasur në promovimin e kulturës dhe identitetit kosovar në botë