Showbiz

Truri i Bruce Willis do të dhurohet për studime pasi aktori të vdesë

Truri i Bruce Willis do të dhurohet për studime pasi aktori të

Familja e Bruce Willis ka bërë të ditur se pas vdekjes së aktorit do t’i dhurojnë trurin e tij studiuesve, për të ndihmuar kërkimet rreth demencës frontotemporale - sëmundjes nga e cila ai vuan prej tre vitesh.

Bashkëshortja e tij, Emma Heming-Willis, tha se ky është një vendim i vështirë emocionalisht, por i rëndësishëm, sepse mund t’u japë shkencëtarëve më shumë informacion për këtë sëmundje të rëndë, që tashmë e ka prekur aq shumë Bruce-in sa ai nuk njeh më familjen e tij.

Ky gjest njerëzor mund të ndihmojë në gjetjen e mënyrave më të mira për të trajtuar pacientët në të ardhmen.