Gjendet kokainë me vlerë miliona dollarë në një ngarkesë të markës “Skims” të Kim Kardashian

Një sasi prej 90 kilogramësh kokainë është zbuluar nga autoritetet britanike në një kamion që transportonte produkte të markës “Skims”, kompania e njohur e Kim Kardashian. Vlera e drogës në treg llogaritet mbi 9 milionë dollarë.
Sipas Agjencisë Kombëtare kundër Krimit në Britani, shoferi 40-vjeçar Jakub Jan Konkel u ndalua në portin e Harwich, pasi mbërriti me traget nga Holanda. Kamioni transportonte 28 paleta me produkte të “Skims”, ndërsa droga ishte fshehur në një ndarje sekrete të modifikuar në dyert e pasme të mjetit.
Hetimet treguan se ngarkesa me veshje ishte e rregullt dhe se kompania “Skims” nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e drogës.
Konkel pranoi para autoriteteve se ishte paguar 4,500 euro për transportimin e kokainës dhe u dënua me 13 vite e gjysmë burg.