Isabel Allende: Kam 44 vite që shkruaj dhe nuk kam fituar asnjë grimë vetëbesimi

Autorja best seller Isabel Allende ka ndarë një reflektim të sinqertë mbi procesin krijues, teksa ka bërë të ditur se është gati të nisë një roman të ri.
Edhe pse me dekada përvojë dhe dhjetëra libra të suksesshëm, ajo pranon se emocionet dhe pasiguritë janë gjithmonë të pranishme.
“Sot është 8 janar dhe jam gati të nis një tjetër roman. Sigurisht, jam po aq nervoze sa gjithmonë. Kam 44 vite që shkruaj dhe nuk kam fituar asnjë grimë vetëbesimi. Çdo vit, në këtë datë, pyes veten nëse do të arrij ta kap historinë. Nëse ndodh, mrekullia e procesit krijues kërkon disa javë për t’u pjekur. Më uroni fat!”, shkruan Allende.
Rrëfimi i saj dëshmon se edhe autorët më të mëdhenj përballen me dyshime sa herë nisin një histori të re dhe se vetë procesi krijues mbetet një “mrekulli” që nuk vjen kurrë pa emocione.