Jane Fonda 87 vjeç vjedh skenën në Javën e Modës në Paris

Jane Fonda edhe një herë tregoi se stili nuk ka moshë, teksa shkëlqeu në pasarelën e Javës së Modës në Paris.
Aktorja fituese e Oscar-it, 87 vjeç, mori pjesë në sfilatën e L’Oréal Paris për koleksionin Pranverë/Verë 2026, e mbajtur në Hôtel de Ville në Paris më 29 shtator.
E veshur me një fustan të ngushtë e vezullues me mëngë të gjata, Fonda tërhoqi menjëherë duartrokitjet e publikut. Ajo e plotësoi pamjen me taka argjendi dhe vathë të mëdhenj, ndërsa grimi dhe flokët kishin stilin e glam-it të Hollivudit të vjetër. Në pasarelë u shfaqën gjithashtu figura të njohura si Kendall Jenner, Heidi Klum dhe Helen Mirren..
Së fundmi, në një intervistë me Christiane Amanpour për CNN, Fonda ka folur hapur për sfidat e gjetjes së roleve në moshën e saj. “Jam pothuajse 88,” tha ajo me krenari, duke shtuar: “Kam bërë tre filma në një vit dhe më pas nuk kam punuar më. Dua të punoj, më mungon arti i aktrimit. Është një profesion fisnik.”
Duke sfiluar me fustanin e saj vezullues në Paris, Fonda kujtoi se ndikimi i saj shkon përtej kinemasë. Qoftë me atlete apo me rroba plot shkëlqim, aktorja e “Grace and Frankie” mbetet simbol i qëndrueshmërisë, shprehjes së lirë dhe autenticitetit, cilësi që e kanë bërë një ikonë brezash.