Showbiz

JLo u rikthehet koncerteve dhe ja sa duhet të paguajë ekstra kush do foto me të

JLo u rikthehet koncerteve dhe ja sa duhet të paguajë ekstra kush do

Një selfie me Jennifer Lopez kushton shumë: plot 1400 euro për një foto. Rikthimi i yllit të muzikës Pop në skenat ndërkombëtare, me turneun botëror "Up All Night Live", do të ndalet edhe në Itali, më 21 korrik në Lucca Summer Festival, në të vetmen datë italiane të turit. Por mundësia për ta parë JLo-në nga afër dhe ndoshta për të bërë një selfie me të, ka një çmim që nuk është për të gjithë.

Biletat standarde për koncertin, që do të zhvillohet në zonën e Mureve Historike, fillojnë nga rreth 100 euro për një vend në këmbë dhe shkojnë deri në 290 euro për një vend të ulur. Por surpriza e vërtetë për ata që ëndërrojnë një takim të afërt me divën është paketa VIP Upgrade. Me 1400 euro, kjo paketë ofron një Meet & Greet me Jennifer Lopez dhe mundësinë për të bërë një foto së bashku me të.

Megjithatë, ka një detaj të rëndësishëm: çmimi i VIP Upgrade nuk përfshin hyrjen në koncert. Kjo do të thotë se kush dëshiron të ndjekë koncertin dhe gjithashtu të takojë JLo-në, duhet të llogarisë një shpenzim total që varion nga 1500 euro (me biletë në këmbë) deri në 1690 euro (me biletë të ulur), dhe arrin deri në 1950 euro, nëse zgjidhet paketa më e shtrenjtë: Diamond VIP Package + VIP Upgrade.