Jozefina Topalli i ndau në Instagram momentet më të bukura të dasmës elegante në Kishë të vajzës, Megit

Një dasmë elegante, dhe Megi me një fustan e vello që e bënin të dukej si një nuse filmash vërehej nga videot që vete mami Jozefina i postoi krejt e lumtur, por dhe si një blogere e vërtetë në Instagram.
Këtë të shtunë, Megi Topalli u kurorëzua në martesë me partnerin e saj, Angjelin Serreqi, në një ceremoni në Shkodër.
Në dasmë ishte edhe Nikolasi, djali i çiftit i cili edhe ai pati jo pak emocion duke thirrur: Mama.
Vetë Megi që përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan plot emocion në këtë ditë të shënuar:
“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.
Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.
Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.
Falënderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni”.