Kate e bëri Meghan-in për të qarë dhe pastaj i dhuroi lule, por si vazhdon historia?

Në intervistën me Oprah, një nga deklaratat e forta të Meghan ishte fakti që Kate e kishte bërë për të qarë disa ditë para dasmës. Arsyeja ishte fustani i vajzave të luleve. Meghan e tregoi historinë për të sqaruar çfarë kishte ndodhur në të vërtetë, duke qenë se mediat në atë kohë aluduan se ishte Meghan ajo që kish bërë Kate-in për të qarë.
“E kundërta ka ndodhur. Ishte Kate ajo që më ka bërë mua për të qarë. Ishte e acaruar. Ndodhi pak ditë para dasmës sime dhe për fustanin e vajzave të luleve. Pastaj u pendua. E kuptoi gabimin dhe më kërkoi ndjesë me një buqetë me lule”, tha Meghan.
Mirëpo një burim pranë familjes tregon se kjo është gjysma e historisë.
Thuhet se Meghan ia ka përplasur lulet dhe derën në fytyrë kunatës së madhe Kate.
Kjo e fundit, në daljen e saj të parë, pas intervistës nuk tha asgjë.