Showbiz

Katy Perry dhe Justin Trudeau shihen përsëri bashkë, në një jaht luksoz

Katy Perry dhe Justin Trudeau shihen përsëri bashkë, në

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau janë kapur nga paparacët teksa shijonin një ditë relaksi në një jaht luksoz, duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjete sociale dhe media ndërkombëtare.


Kjo nuk është hera e parë që dyshja shihen bashkë.


Ky moment vjen pas ndarjes së Perry nga aktori Orlando Bloom, me të cilin ajo ka një vajzë, si dhe ndarjes së Trudeau në vitin 2023 nga bashkëshortja Sophie Grégoire Trudeau, pas një martese 18-vjeçare.


Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë komente publike, pamjet e fundit i kanë bindur fansat se dyshja është në një marrëdhënie romantike.