Showbiz

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi, çifti më i ri në Hollywood

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi, çifti më i ri në Hollywood

Kendall Jenner duket se ka gjetur sërish dashurinë. Modelja e famshme amerikane është parë në shoqërinë e aktorit australian Jacob Elordi, duke shtuar dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë e re.

Dyshja është fotografuar së fundmi në Montecito, Kaliforni, gjatë një darke private me miqtë e tyre më të afërt. Sipas burimeve pranë çiftit, Kendall dhe Jacob janë shfaqur shumë të afërt gjatë gjithë mbrëmjes, duke shkëmbyer përqafime, buzëqeshje dhe momente romantike.

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi, çifti më i ri në Hollywood

Paparacët i kapën teksa largoheshin bashkë me të njëjtën makinë, ndërsa fansat kanë shpërthyer menjëherë në komente për lidhjen e tyre të mundshme.

Kjo vjen vetëm pak javë pasi ata u panë së bashku edhe gjatë pushimeve në Hawaii, ndërsa më herët kishin tërhequr vëmendje edhe në një “double date” me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht lidhjen, gjithçka tregon se Kendall Jenner mund të jetë zyrtarisht në një marrëdhënie të re.