Luana Vjollca: Nuk synoj karrierë si aktore, por nuk refuzova ofertën për një arsye
Friday 27 March 2026, 21:29
TiranaPost

Në premierën e filmit “Policë përjetë”, Luana Vjollca foli për Vip Magazine rreth rolit të saj si aktore dhe planet për ekranin. Ajo theksoi se nuk ka ndërmend të ndërtojë një karrierë në aktrim, por nuk mundi t’i thoshte “jo” këtij projekti, duke sqaruar se kur produksioni dhe skenari janë të mirë, është e pamundur të refuzosh një mundësi të tillë.