Ndjekësit po braktisin Beyonce-n në Instagram, shkak skandali i Diddy-t
E Martë 1 Tetor 2024, 11:58
TiranaPost
Beyonce ka humbur jo pak, por plot 4 milionë ndjekës në Instagram. Arsyeja është Diddy dhe skandali i tij.
Beyonce dhe Jay Z janë miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët në biznesin muzikor të Diddy. Rrjete sociale kanë shpërthyer në akuza ndaj çiftit të famshëm dhe më të pasur të showbizit.
Disa i bëjnë fajtorë, të tjerë bashkëfajtorë.
Disa i akuzojnë për heshtjen e tyre në festat e bardha të Diddy-t ku abuzohej seksualisht me vajza e djem, të tjerë arrijnë deri aty sa i akuzojnë edhe për vrasjen e disa artistëve të famshëm për të liruar rrugën për Beyoncën. Gjithsesi këto të fundit mbeten teori konspirative. Ajo që është fakt, është se njerëzit po e braktisin Beyonce-n.
Nga 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.