Nëna e saj diagnostikohet me kancer, mesazhi i Beatrix Ramosaj: Do t'ia dalësh mami

Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix Ramosaj, ka bërë të ditur se po përballet me kancerin dhe se ka përfunduar kimioterapinë e parë. Ajo ka ndarë këtë lajm publikisht, ku ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.

Fjalët e saj u shoqëruan me një reagim emocional nga Beatrix Ramosaj, e cila shprehu publikisht admirim dhe dashuri të pakushtëzuar për nënën e saj.

Reagimi i Beatrix: Ja ku është ajo.
Mami im, forca ime, jeta ime.
Edhe kur dhimbja përpiqet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë.
Edhe kur trupi i saj lodhet, shpirti i saj mbetet i pathyeshëm.
Ti je heroina ime, Antigona Ramosaj.
Na mëson të gjithëve çfarë do të thotë të duash pa kushte dhe të luftosh pa u dorëzuar. Jam pafundësisht mirënjohëse që mund ta quaj nënën time, edhe pse zemra më copëtohet duke e parë të ecë nëpër këtë stuhi.
Ti do t’ia dalësh, mami.
Sepse forca jote është më e madhe se çdo stuhi.