Një koment për operën i kushtoi Timothée Chalamet 100 mijë ndjekës

Një deklaratë e fundit e aktorit amerikan Timothée Chalamet ka shkaktuar polemika të mëdha në rrjetet sociale.
Gjatë një bisede, aktori u shpreh se baleti dhe opera janë forma arti për të cilat publiku nuk tregon shumë interes. Komenti, që në fillim u duk i parëndësishëm, u përhap shpejt në rrjet dhe nxiti reagime të forta nga artistë dhe institucione të artit skenik.
Pas kritikave të shumta, polemikat duket se kanë pasur edhe pasoja konkrete për aktorin. Ai raportohet se ka humbur rreth 100 mijë ndjekës në Instagram vetëm në pak ditë.
Ndërkohë, e gjithë kjo vjen në një moment të rëndësishëm për karrierën e tij, pasi ceremonia e Academy Awards është shumë pranë dhe Chalamet konsiderohej si një nga kandidatët kryesorë për çmimin “Aktori më i Mirë”. Reagimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje nëse kjo situatë mund të ndikojë edhe në garën për çmimin prestigjioz.