Showbiz

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren që këndon gjithmonë këmbëzbathur dhe historinë e trishtë pas saj

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Me zërin dhe stilin e Amy Winehouse, por me bukurinë e Elvis Presley, Angelina Jordan duket si një rimishërim i dy artistëve të mëdhenj që fatkeqësisht jetuan pak.

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Do të mjaftonte edhe vetëm kjo video e këngës “Love don`t let me go” për të besuar atë që po lexon.


Kush është Angelina?

Angelina është 18 vjeç dhe është një yll në ngjitje. E ka nisur herët karrierën dhe ka qenë dashuri me shikim të parë për publikun norvegjez, andej edhe nga vjen. Në “Norway`s Got Talent”. 7 vjeçe dhe juria nga interpretimi i saj qau, publiku gjithashtu.


Artistja që këndon këmbëzbathur dhe historia pas saj

Po Angelina nuk ka karakteristik as stilin, as zërin, as pamjen, më shumë sesa faktin që këndon këmbëzbathur. Nuk është ngjitur kurrë në skenë me këpucë. Dhe ky nuk është një vendim që e ka marrë për të rënë në sy apo për strategji marketingu. Pas kësaj fshihet një histori personale e trishtë që tregon shumë për Angelinan si njeri.

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Kur ishte 6 vjeçe takoi një bashkëmoshataren e saj, por që kishte pasur fatin e keq të lindte e varfër. Sikur të mos mjaftonte varfëria, kish humbur edhe nënën. Ishte zbathur...

Angelina e vogël i kishte dhuruar këpucët e saj.

Këtë histori e ka botuar edhe në një libër, "Mes dy zemrave".

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Mbase kjo histori e ka bërë edhe më të ndjeshme ndaj njerëzve në nevojë dhe vazhdimisht është e angazhuar në kauza për fëmijët, mjedisit dhe çështjet që ka për zemër.

Karriera dhe talentet

Angelina jeton që prej 2018-ës në Shtetet e Bashkuar, në LA dhe prej 2020-ës ka nënshkruar shtëpinë diskografike Republic Records.

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Përveç këngës, luan në katër instrumente: piano, violinë, kitarë dhe flaut, si dhe pikturon.

E nëse ke parë serialin "Lilyhammer" në Netlfix, shfaqet edhe aty në serinë e fundit në një rol episodik.

Njihuni me yllin në shkëlqim Angelina Jordan, këngëtaren

Angelina, edhe pse ka publikuar këngët dhe albumin e saj vijon t'i ketë këmbët fort në tokë e të bëjë cover-a të hiteve të artistëve të tjerë.

Talentin e saj mund ta shijosh në YouTube ose Instagram