Showbiz

‘Nuk është turp të shkosh tek psikologu’. Dafina Zeqiri do ta thotë këtë edhe me këngë

‘Nuk është turp të shkosh tek psikologu’. Dafina

Dafina Zeqiri është një zë i rëndësishëm përsa u përket probleme të shëndetit mendor dhe trajtimit. Ka folur gjithmonë hapur për veten dhe këtë herë nuk ka ngurruar t`u bëje të gjithë ndjekësve thirrje se nuk është turp të shkosh tek psikologu, të flasësh për problemet e shëndetit mendor e sidomos të thuash “Nuk dua”.

‘Nuk është turp të shkosh tek psikologu’. Dafina

“Nuk është ‘trup’ me shku te psikologu. Nuk është ‘turp’ me fol për ankth e depresion! Nuk është ‘turp’ me qenë vetvetja dhe mos me ra në provokim të njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë që je! Nuk është ‘turp’ me thonë NUK DUA! Dhe m`u shpreh në qoftë se dikush t’ka keqpërdor”.

Bashkëngjitur mesazhit Dafina shton hashtagun #Duro që siç duket duhet të jetë titulli i projektit të saj të ri.

‘Nuk është turp të shkosh tek psikologu’. Dafina

Këngëtarja nga Kosova ka folur gjithmonë hapur për veten, historitë personale të dashurisë, familjen dhe marrëdhënien e vështirë me babain, apo edhe për problemet me depresionin.